KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zhvillimet në Shqipëri: Çfarë ndodhi gjatë fundjavës? (VIDEO)

Zhvillimet në Shqipëri: Çfarë ndodhi gjatë fundjavës? (VIDEO)

Protestat në kryeqendrën e Shqipërisë vijojnë të jenë të dhunshme, ndërsa ka raportime për përplasje ndërmjet policisë dhe protestuesve.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka refuzuar të japë dorëheqje për shkak të protestave, por pranoi që disa nga kërkesat e protestuesve janë legjitime, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me zhvillimet e dy ditëve të fundit, në emisionin “Ora Shtatë” foli gazetari nga Shqipëria, Ervin Leka.

“E shtuna ishte protesta më aktive, por edhe më e dhunshme. Po ashtu, dita e shtunë siç duket, dy të shtunat, edhe ajo e kaluara, pati një agravim të situatës, ku pati më së shumti sulme ndaj Policisë, hedhje të sendeve, dhe bombave molotovë”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Pos tjerash, gazetari foli edhe për rastin e 28-vjeçarit, i cili u godit me plumb gome në sy.

“Ai vazhdon ta ketë predhën e gomës në sy”, tha gazetari.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.