KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Policia shqiptare ka shprehur shqetësim për pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit, duke apeluar te prindërit që të kujdesen për sigurinë e fëmijëve të tyre.

Në një deklaratë për media, Policia bëri të ditur se në disa raste, fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, hedhjes së sendeve të forta dhe mjeteve të përdorura nga policia për menaxhimin e situatës.

Policia u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të interesohen për vendndodhjen e fëmijëve, veçanërisht në rastet kur ata mungojnë në shkollë.

“Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre”, thuhet në deklaratë.

Institucioni ka shprehur gjithashtu shqetësim për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, duke theksuar se çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të tyre për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t’u referohet institucioneve kompetente.

Sipas Policisë, përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk përbën ushtrim të së drejtës për protestë, por cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre.

Policia e Shtetit ka theksuar se respekton dhe garanton të drejtën e protestës paqësore, përfshirë edhe të miturit, por paralajmëroi se do të marrë masat e nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, transmeton Klankosova.tv.

Në fund, Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubime që të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, si dhe të mos përfshihen në akte dhune e shkatërrimi ndaj punonjësve të policisë, institucioneve dhe pronës publike e private.

“Fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve për qëllime të caktuara. Asnjë kauzë nuk vlen më shumë se jeta dhe siguria e një fëmije”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.