KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

​Zhduket 81-vjeçari në Zatriq, kërkohet ndihmë nga qytetarët

​Zhduket 81-vjeçari në Zatriq, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Një person është raportuar i zhdukur në fshatin Zatriq të Komunës së Rahovecit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kanë dalë në terren për ta gjetur atë.

Sipas njoftimit të grupit të Kërkim-Shpëtimit të kësaj komune, sot më 8 mars 2026 kanë nisur kërkimet për Alush Kastratin, 81 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur.

Grupi ka bërë thirrje për qytetarët që kanë mundësi dhe dëshirë të ndihmojnë në kërkim që t’u bashkohen ekipeve në terren ose t’i kontaktojnë.

“Sot, më 8 Mars 2026, grupi ynë i Kërkim-Shpëtimit ka dalë në terren në fshatin Zatriq, Komuna e Rahovecit, për të kërkuar personin e zhdukur: Alush Kastrati, 81 vjeç. Ftojmë të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë të ndihmojnë në kërkim që të na bashkohen ose të na kontaktojnë”.

Për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin: 046 111 251.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.