KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Incidenti me ish-futbollisten, lajmërohet trajneri i njohur kosovar: “Edhe mua tentoi të më rrihte Liridon Leci”

Incidenti me ish-futbollisten, lajmërohet trajneri i njohur kosovar: “Edhe mua tentoi të më rrihte Liridon Leci”

Trajneri i njohur kosovar, Fetah Veliu, ka reaguar publikisht lidhur me një incident që, sipas tij, ka ndodhur pas përfundimit të emisionit sportiv “Dueli Sportiv” në TV Dukagjini.

Përmes një komenti në Facebook, në faqën PAPARACI, Veliu ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në prani të moderatorit të emisionit, Ndrec Gjonaj, dhe analistit Liridon Leci.

Sipas Veliut, pas përfundimit të programit, një person ka ushtruar dhunë verbale edhe ndaj tij, duke përdorur sharje dhe ofendime, si dhe duke tentuar ta çojë situatën drejt një konfrontimi fizik.

Në reagimin e tij, Veliu ka përmendur edhe rastin e Edonisa Aliut, duke e cilësuar atë si një emër të njohur në sportin dhe futbollin shqiptar e kosovar, për të cilin pretendon se është sulmuar nga i njëjti person.

rajneri kosovar ka kërkuar që rasti të trajtohet nga organet kompetente, duke theksuar se personat që, sipas tij, përdorin gjuhë fyese dhe tentojnë të shkaktojnë përplasje fizike nuk duhet të jenë pjesë e një programi mediatik sportiv.

“Duhet të merren gjykatat dhe të përjashtohet përgjithmonë marrja me zejen e trajnerit dhe të qenurit pjesë e një programi mediatik, atij sportiv”, ka shkruar Veliu.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.