KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zgjedhjet në Serbi, EULEX-i monitoron situatën në pikat kufitare me Kosovën

Zgjedhjet në Serbi, EULEX-i monitoron situatën në pikat kufitare me Kosovën

Pjesëtarë të misionit të EULEX-it në Kosovë kanë shtuar praninë e tyre në pikat kufitare me Serbinë.

Ky shtim i pranisë policore të misionit evropian ka ardhur si shkak i lëvizjeve të shumta të qytetarëve nga komuniteti serb, që po shkojnë për të votuar në zgjedhjet në Serbi.  

Në një njoftim për media, nga ky mision është thënë se janë duke e monitoruar situatën në terren.

“Që nga orët e hershme të ditës së sotme të zgjedhjeve në Serbi, EULEX-i ka shtuar praninë e patrullave të Njësisë Policore të Specializuar në afërsi të pikave kryesore të përbashkëta të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim monitorimin e situatës në terren, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e KFOR të udhëhequr nga NATO brenda mekanizmit tre-nivelësh të reagimit të sigurisë.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.