Real Madridi ka mbërritur në Barcelonë para El Clásicos, por pritja në hotelin “Intercontinental” ishte e zjarrtë.
Rreth 100 tifozë ishin mbledhur për të pritur skuadrën madrilene, ndërsa disa prej tyre brohoritën kundër Barcelonës.
Kylian Mbappé, i cili zbriti i fundit nga autobusi, ishte lojtari më i duartrokitur. U dëgjuan edhe disa thirrje për trajnerin José Mourinho.
Atmosfera është e tensionuar para duelit të madh në “Spotify Camp Nou”.
Barcelona ka mundësinë që me një fitore ta shkëpusë Real Madridin me nëntë pikë në tabelën e La Ligës.
Përveç rivalitetit sportiv, përballja zhvillohet në një klimë të tensionuar mes dy klubeve, me polemikat për gjykimin që kanë shtuar edhe më shumë zjarrin para ndeshjes. /Zëri

