Në sondazhet për zgjedhjet në Serbi, studentët po dalin më lart se ish-presidenti Aleksandar Vuçiq.
Në emisionin “Kosova Today”, gazetari i Klan Kosova, Arientin Abdyli deklaroi se sipas anketave, në ditën e parë të zgjedhjeve në Serbi mund edhe të mos dihet rezultati konkret, transmeton Klankosova.tv.
“Vuçiqi, në një nga prononcimet e tij të fundit tha ‘kemi qenë duke humbur me -20%, tash jemi duke fituar me 5%, që domethënë ky veç ka nisur me përgatit popullin që ‘jena fitues’, sepse kur të japin kësi parashikime, të lënë me nënkuptu që këta shumë me zor do të dorëzohen nesër për ta pranuar rezultatin”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Burimi: klankosova.tv ↗

