KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zgjedhjet në Serbi, 34.55% e votuesve votuan deri në ora 12:00 shqiptarët garojnë me listën e përbashkët 17

Zgjedhjet në Serbi, 34.55% e votuesve votuan deri në ora 12:00 shqiptarët garojnë me listën e përbashkët 17

Branko Josipoviq, drejtor i Entit Republikan të Statistikave, deklaroi se deri në orën 12:00 kanë votuar 34,55 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Serbi.

Në rajonin e Vojvodinës kanë votuar 38,08 për qind, në Shumadi dhe Serbinë Perëndimore 32,56 për qind, në Serbinë Jugore dhe Lindore 31,96 për qind, ndërsa në Beograd 35,23 për qind.

Në zgjedhjet e vitit 2023, pjesëmarrja deri në orën 12:00 ishte 21,33 për qind.

Partitë politike shqiptare të Luginës po garojnë në një listë të përbashkët për zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.

Koalicioni Shqiptar ka numrin rendor 17.

Bashkimi i të gjitha partive politike shqiptare në Luginë, kurdo që ka ndodhur, është përkthyer në rezultat më të mirë zgjedhor, dhe përfaqësim më të madh në numër në Kuvendin me 250 ulëse të Serbisë. Por, kur nuk ishin bashkë, i vetmi që zakonisht i përfaqësonte viteve të fundit ishte Shaip Kamberi.

Për herë të parë, në vitin 2020, u bënë bashkë të gjitha partitë shqiptare të Luginës së Preshevës dhe garuan në një listë të vetme. Ishte hera e parë gjithashtu që u siguruan tri ulëse nga shqiptarët në Parlamentin e Serbisë.

Për 250 vendet e deputetëve në Kuvendin e Serbisë do të garojnë gjithsej 2.418 kandidatë nga 18 lista zgjedhore. Pragu për hyrje në parlament është tre për qind, ndërsa për listat e komuniteteve vlen pragu natyror.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.