Një grup burrash të maskuar kanë sulmuar disa të rinj pranë një qendre votimi në Pançevë të Serbisë, në afërsi të Shkollës Bujqësore.
Sipas raportimeve, të rinjtë u sulmuan në rrugën pranë shkollës, ku ishte vendosur qendra e votimit, nga disa burra të veshur me të zeza, me kapuçë dhe maska në fytyrë.
Policia thuhet se ka mbërritur në vendngjarje.
Megjithatë, incidenti nuk ishte raportuar zyrtarisht në polici, e cila kishte marrë dijeni për të nga mediat.
Ngjarja vjen në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Gjatë procesit zgjedhor janë raportuar edhe incidente të tjera në disa qendra votimi.
Burimi: telegrafi.com ↗

