KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zgjedhja e presidentit, OVL e UÇK-së: Të respektohet Kushtetuta

Zgjedhja e presidentit, OVL e UÇK-së: Të respektohet Kushtetuta

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit politike në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar respektim të plotë të rendit kushtetues dhe funksionimit demokratik të institucioneve.

Në një reagim publik, OVL-UÇK thekson se po i përcjell me vëmendje situatën aktuale.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po i përcjell me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Organizata vlerëson se institucionet duhet të veprojnë brenda kornizës kushtetuese.

“Respektimi i rendit kushtetues dhe funksionimi demokratik i institucioneve janë themeli i shtetit tonë”, theksohet në reagim.

OVL-UÇK paralajmëron për pasojat e çdo veprimi të diskutueshëm institucional. “Çdo veprim apo proces që ngjall dyshime për tejkalim të kompetencave apo cenim të Kushtetutës duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë institucionale dhe në përputhje me ligjin”, thuhet më tej.

Duke iu drejtuar shumicës parlamentare, veteranët kërkojnë maturi në vendimmarrje.

“Kërkojmë që ajo të veprojë me maturi, përgjegjësi dhe në përputhje të plotë me rendin kushtetues”, thekson organizata.

Në fund, OVL-UÇK rithekson rolin e saj në mbrojtje të shtetit. “Veteranët e luftës për liri do të qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje të rendit kushtetues, të shtetit ligjor dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.