KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Privohet nga liria 15 vjeçari nga Tetova, u kap me pistoletë “Zoraki 918-G”, kalibri 9 mm

Privohet nga liria 15 vjeçari nga Tetova, u kap me pistoletë “Zoraki 918-G”, kalibri 9 mm

Një 15-vjeçar nga Tetova është privuar nga liria në një shkollë të mesme, pasi gjatë kontrollit policor te ai është gjetur një pistoletë “Zoraki 918-G”, kalibri 9 mm, si dhe një karikator.

Në ndërhyrje kanë qenë të pranishëm edhe prindi dhe pedagogu i shkollës.

“Më 13.11.2026, në ora 14:40, në një shkollë të mesme në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë, në prani të prindit dhe pedagogut të shkollës, kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga Tetova, sepse gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Zoraki 918-G” kalibri 9 mm dhe një karikator. I mituri është mbajtur në stacionin policor, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse”, qëndron në njoftimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.