KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Zëvendësministri Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po zgjidhet përmes optimizimit të shkollave

Zëvendësministri Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po zgjidhet përmes optimizimit të shkollave

Numri dy i Ministrisë së Arsimit Driton Sulejmani tha se problemi me uljen e numrit të nxënësve në Shkollat Fillore dhe ato të mesme po zgjidhet përmes optimizimit.

Ai tha për Alsat se me optimizim tentohet të krijohen kushte më të mira për nxënësit.

“Ne po përballemi me disa problematika që unë do të kisha thënë që janë të trashëguara për shkak të emigrimit të kah motshëm që bëhet ndër vite në shtetin tonë dhe tani ne po përballemi me numër shumë më të vogël nxënësish se sa kanë qenë më herët dhe për këtë arsye Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke zhvilluar optimizimin e paraleleve të shkollave fillore dhe të mesme. Kjo zakonisht ndodh nëpër shkollat rurale. Përshembull ka disa shkolla ku gjithë objekti shkollor ka vetëm dy nxënës edhe një shkollë e afërt ka vetëm dy nxënës, ne po i bëjmë ato dy shkolla së bashku në një shkollë sepse është shumë me interes për procesin edukativo-arsimor që të ketë më shumë nxënës brenda klasës, gjë që e nxit konkurrencën, gjë që e rrit socializimin ndërmjet fëmijëve”, deklaroi Driton Sulejmani. /alsat

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.