KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Zëri i pavdekshëm i Hollywoodit” – Morgan Freeman feston ditëlindjen e 89-të

“Zëri i pavdekshëm i Hollywoodit” – Morgan Freeman feston ditëlindjen e 89-të

Morgan Freeman feston 89-vjetorin e lindjes, duke vazhduar të mbetet një nga aktorët më të dashur dhe më të respektuar në historinë e Hollywood-it.

Me një karrierë që ka nisur në vitet 1970, ai ka ndërtuar një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike dhe vazhdon të jetë aktiv në industrinë e filmit edhe pas më shumë se pesë dekadash në skenë.

I njohur për praninë e tij karizmatike dhe zërin e veçantë, Freeman është bërë një nga figurat më të dallueshme të kinemasë botërore.

– YouTube www.youtube.com

Pikërisht zëri i tij i thellë dhe qetësues e ka bërë shpesh zgjedhjen e parë për narracionet e dokumentarëve të njohur, ndërsa shumë fansa e lidhin atë me rolin e Zotit në filmat Bruce Almighty dhe Evan Almighty.

Gjatë karrierës së tij, Freeman ka interpretuar në disa prej filmave më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Ndër më të njohurit janë “The Shawshank Redemption”, që konsiderohet një kryevepër e kinemasë, “Se7en”, “Driving Miss Daisy”, “Invictus”, “Million Dollar Baby” dhe “The Sum of All Fears”.

Për rolin në “Million Dollar Baby” ai fitoi çmimin ‘Oscar’ për ‘Aktorin më të Mirë’ në Rol Dytësor, ndërsa ka marrë gjithsej pesë nominime për çmimet më prestigjioze të industrisë së filmit.

– YouTube www.youtube.com

Pavarësisht moshës, Morgan vazhdon të jetë aktiv në projekte të reja filmike.

Ai mbetet një nga emrat më të respektuar në Hollywood, duke dëshmuar se talenti, përkushtimi dhe pasioni për artin nuk njohin moshë.

Morgan

Në ditëlindjen e tij të 89-të, Freeman vazhdon të gëzojë statusin e një legjende të gjallë të kinemasë, me miliona admirues në mbarë botën dhe një karrierë që ka frymëzuar breza të tërë aktorësh dhe dashamirësish të filmit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.