Drejtori i NPK “Sharri” Valon Zeqiri, sot tha se uji në Tetovë është i pijshëm dhe u bëri thirrje qytetarëve që ta përdorin.
Ai theksoi se çdo ditë bëjnë analiza të ujit, pas rastit në Gostivar.
“Sot i kemi analizat më të qarta, pasi kanë dalë para një ore. Analizat tregojnë se uji në Tetovë është pijshëm prandaj qytetarët mund ta konsumojnë. Ne çdo herë kemi marrë masa të rrepta në lidhje me mbrojtjen e ujit, ndërsa tani i kemi shpeshtuar. Të gjithë ata që rrezikojnë rrjetin e ujësjellësit do të ndëshkohen”, tha Zeqiri.
