KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Miss Mali i Zi e bën shqiponjën në Puerto Riko, iu “djegë” malazezëve

Miss Mali i Zi e bën shqiponjën në Puerto Riko, iu “djegë” malazezëve

Përfaqësuesja e Malit të Zi në garën e bukurisë “Miss Universe 2026”, Marija Aleksandra Ivezaj, ka tërhequr vëmendjen gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare në Puerto Riko, pasi ka bërë shqiponjën dykrenare me duar.

22-vjeçarja, e cila përfaqëson Malin e Zi në edicionin e 75-të të këtij spektakli, e ka bërë këtë gjest gjatë parakalimit në skenë në San Juan, më 21 nëntor.

View this post on Instagram

A post shared by Maria Aleksandra Ivezaj (@aleksandraivezaj)

A post shared by Maria Aleksandra Ivezaj (@aleksandraivezaj)

Veprimi i saj ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale, për faktin se shqiponja dykrenare është një nga simbolet më të njohura të identitetit kombëtar shqiptar.

Madje, të njëjtin simbol gjatë prezantimit e kishte bërë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë. Ivezaj e ka përsëritur gjestin edhe në fotografitë e publikuara në profilin e saj në Instagram.

Marija Aleksandra Ivezaj është me prejardhje shqiptare dhe vjen nga Tuzi i Malit të Zi. Në profilin e saj në Instagram ajo prezantohet si shqiptare krenare që përfaqëson Malin e Zi.

Ndonëse veprimi i saj ka nxitur polemika në mediat dhe rrjetet sociale në rajon, nuk ka ndonjë konfirmim se ajo ka synuar të përcjellë mesazh politik.

Finalja e “Miss Universe 2026” do të mbahet më 24 nëntor në Puerto Riko./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.