KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zemaj: Shpresoj që brenda ditës të ketë lëvizje pozitive

Zemaj: Shpresoj që brenda ditës të ketë lëvizje pozitive

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha sot se shpreson që brenda ditës të ketë lëvizje pozitive, në drejtim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Kosovës.

Zemaj tha se përgjegjësia për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i takon shumicës parlamentare.

“E gjithë koha kushtetuese është në ditën e sotme, nëse hyjmë në fazë tjetër, nëse nuk ka interpretim tjetër kushtetues, nëse nuk ka edhe sanksionim. Shpresoj dhe besoj që brenda ditës së sotme mund të ketë ndonjë lëvizje pozitive, por mbetet të shohim çka është ajo. Por, votat për kryetar të kuvendit, i takojnë gjithmonë shumicës”, tha ai.

Zemaj tha se LDK nuk ka qenë e njoftuar për rrjedhën e seancës.

“Na s’kemi qenë as të njoftum, krejt ça ka rrjedhë e keni pa edhe vetë nga seanca, ku ishte e pritshme vetëm deklarimi i emrit, sepse nuk ka edhe debat, por ky është Albin Kurti, ai din edhe të debatoj, edhe të hap fushatë elektorale, edhe të kërkoj kohë shtesë duke menduar që është një dhe i vetmi mbi kushtetutën dhe mbi vullnetin politik të dalë nga zgjedhjet e fundit’’, ka thënë Zemaj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.