Një grua, e cila u përdhunua nga Jeffrey Epstein, thotë se presidenti i agjencisë së modeleve që e përfaqësonte atë e vuri në rrezik, duke e dërguar në dy sesione fotografike në shtëpinë bregdetare të Epsteinit në Florida.
Në atë kohë, në vitin 2009, Epstein po vuante një dënim me burg për krime seksuale ndaj një të miture, por i lejohej të punonte çdo ditë nga shtëpia e tij.
"Detyra e agjencisë sime ishte të më mbronte, por ata dështuan. Në fakt, ata më vunë në rrezik. Dhe për këtë, ata duhet të mbajnë përgjegjësi", thotë ajo për BBC, transmeton Klankosova.tv
Roza ishte 18 vjeçe kur u dërgua për herë të parë në shtëpinë e Epsteinit, ndërsa kishte mbërritur në ShBA nga Uzbekistani vetëm rreth një muaj më parë. /Klankosova.tv

