KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky zbulon planin e diskutuar me ShBA-në para zbarkimit të Witkoffit në Rusi

Zelensky zbulon planin e diskutuar me ShBA-në para zbarkimit të Witkoffit në Rusi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se vendi i tij e ka mbështetur menjëherë

propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një armëpushim, mirëpo pala ruse është përgjigjur duke vijuar agresionin dhe sulmet.

Ai theksoi dëshirën që përfaqësuesit e ShBA-së t'i përcjellin tek autoritetet ruse idetë e diskutuara për një zgjidhje të mundshme paqësore mes dy vendeve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.Sipas Zelenskyt, një nga opsionet në tavolinë është lëvizja drejt një takimi të mundshëm trepalësh në nivel liderësh.

 Zelensky bëri të ditur po ashtu se i dërguari amerikan, Witkoff, do të udhëtojë nesër drejt Moskës.

 Të shohim se çfarë ka për të thënë Putini”, është shprehur Zelensky lidhur me këtë vizitë.

 Në përmbyllje të deklaratës së tij, presidenti ukrainas falënderoi të gjithë ata që vijojnë të qëndrojnë në krah të Ukrainës dhe angazhohen për vendosjen e paqes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.