KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të veprojmë

Zelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të veprojmë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dhënë një afat prej një jave liderit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, për të tërhequr pajisjet ushtarake nga kufiri me Ukrainën.

Ai deklaroi se këto pajisje po përdoren për të drejtuar zjarrin e artilerisë kundër popullsisë ukrainase dhe paralajmëroi se Kievi mund të ndërmarrë veprime nëse kërkesa e tij nuk plotësohet.

“Po i jap Lukashenkos një javë kohë për të tërhequr pajisjet ushtarake nga kufiri ukrainas, të cilat po përdoren për të rregulluar zjarrin e artilerisë kundër popullsisë ukrainase. Përndryshe, do ta bëjmë ne vetë”, tha lideri ukrainas.

Bjellorusia, aleate e ngushtë e Rusisë, ka lejuar që trupat dhe pajisjet ruse të përdorin territorin e saj në faza të ndryshme të konfliktit, veçanërisht gjatë fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar disa herë se çdo kërcënim i drejtpërdrejtë nga territori bjellorus mund të përbëjë rrezik të ri për sigurinë e vendit.

Deri tani, nga ana e Minskut nuk ka pasur një reagim zyrtar ndaj deklaratave të Zelenskyt. Tensionet rreth kufirit ukrainas-bjellorus mbeten një nga çështjet e ndjeshme në kuadër të luftës që vazhdon në Ukrainë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.