KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shala: Tri kërkesat e Kurtit u plotësuan me zgjedhjen e Shiroka-Pulës (VIDEO)

Shala: Tri kërkesat e Kurtit u plotësuan me zgjedhjen e Shiroka-Pulës (VIDEO)

Analisti Azdren Shala tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i caktoi kriteret për president të cilat sipas tij iu plotësuan.

Ai në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova tha se Kurtit iu përmbushën kriteret e tij për presidenten, Justina Shiroka Pula duke thënë se lideri i LVV-së, kishte thënë se presidenti duhet nga bota akademike dhe pa ambicie politike.

"Tash, nëse e këqyrim nga prill-shkurti, çështja e presidentit po zëvendësohet në diskutim… Kur i përfundoi mandati zonjës Osmani, kriteret për president i ka caktuar Kurti. Ato kritere që janë, sot i mishëron zonja Shiroka-Pula. Kriteret politike po flasim. Kurti ka folur atë kohë, kur nuk donte ta kandidonte Vjosa Osmanin, kur e ndau mendjen me e përjashtu, tha: 'Duhet me qenë kandidat pa ambicie politike' – një plus për Kurtin. 'Duhet me qenë kandidat jo partiak' – dy plusa për Kurtin. 'Duhet me qenë kandidat që vjen nga bota e shkencës, artit e dijes' – tre për Kurtin. I vetmi kriter që i plotësohet PDK-së është kriteri jo partiak, që i i bien tre me një plusa këtu. I kujt është presidenti? Ose sipas cilave kritere është zgjedhur?“, tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.