KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky anulon vizitën në Varshavë shkaku i mosmarrëveshjeve me presidentin polak

Zelensky anulon vizitën në Varshavë shkaku i mosmarrëveshjeve me presidentin polak

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka anuluar vizitën e planifikuar në Poloni dhe nuk do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare kushtuar rindërtimit të Ukrainës, e cila do të mbahet në Gdańsk.

Sipas njoftimit zyrtar, delegacioni ukrainas do të përfaqësohet nga kryeministrja Yulia Svyrydenko, e cila do të udhëheqë bisedimet dhe takimet në emër të qeverisë ukrainase.

Anulimi i vizitës vjen në një moment të ndjeshëm në marrëdhëniet mes Kievit dhe Varshavës.

Javën e kaluar, presidenti polak Karol Nawrocki i hoqi Zelenskyt Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë, dekoratën më të lartë shtetërore të Polonisë, një vendim që shkaktoi reagime dhe debat në të dy vendet.

Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të mungesës së Zelenskyt në konferencë, ndërsa organizatorët kanë konfirmuar se Ukraina do të vazhdojë të marrë pjesë në ngjarje përmes delegacionit të saj qeveritar.

Konferenca në Gdańsk pritet të mbledhë përfaqësues të vendeve partnere, institucioneve financiare dhe organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbështetjen dhe projektet e ardhshme për rindërtimin e Ukrainës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.