Drita është nikoqir i Florianas në kuadër të ndeshjes kthyese për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pas barazimit në udhëtim, “Intelektualët” kërkojnë vetëm fitore për të avancuar në fazën tjetër.
Zekirija Ramadani e ka nisur me formacion ofansiv, ku Almir Ajzeraj do të luajë në pozitën e numrit 10.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku; Sheji, Pëllumbi, Salihu, Krasniqi; Dabiqaj, Abezaj, Limaj; Jashari, Bl.Krasniqi, Balaj
Floriana: Cioletti; Spiteri, Drina, Kauan, Beerman, Kurtalic, Varela, D.Vella; Mbong, Gudelj, Dervisagic.
Përndryshe, përballja do të nisë nga ora 20:00 dhe zhvillohet në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/
