KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Zbulohet finalja e madhe e Ferma VIP 3

Zbulohet finalja e madhe e Ferma VIP 3

Nata e tetëmbëdhjetë e spektaklit Ferma VIP ka sjellë një nga njoftimet më të rëndësishme të këtij sezoni: finalja e madhe e edicionit të tretë do të zhvillohet më 15 qershor.

Produksioni ka bërë të ditur se përveç çmimit kryesor, edhe finalistët e tjerë do të shpërblehen, duke marrë nga 10 mijë euro secili.

Ndërkohë, gara është bërë edhe më e fortë pas zbulimit se Agai ka vendosur të fshehë në fermë një shumë prej 10 mijë eurosh të groposura, duke shtuar edhe më shumë konkurrencën mes fermerëve.

– YouTube www.youtube.com

Me afrimin e finales, tensionet dhe strategjitë brenda lojës po intensifikohen, ndërsa çdo javë po bëhet vendimtare për fatin e konkurrentëve.

Eliminimet dhe zhvillimet e fundit kanë ndryshuar dinamikën e lojës, duke e bërë garën më të paparashikueshme se kurrë.

Tashmë, me datën e finales të konfirmuar, Ferma VIP 3 hyn në fazën vendimtare, ku çdo vendim dhe çdo votë mund të përcaktojë fituesin e këtij edicioni spektakolar.

Ky edicion nisi më 27 mars nën drejtimin e Arbana Osmanit dhe për regjisor ka partnerin e saj, Eduart Grishajn. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.