Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar, se gjatë aksioneve të zhvilluara sot janë identifikuar tri lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Veternik dhe Kalabria.
Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet në teren kanë konstatuar lidhje të paautorizuar gjatë kontrolleve të rregullta.
“Edhe 3 lidhje ilegale gjatë ditës së sotme në Veternik dhe lagjen Kalabria.Vazhdojmë me aksione”, thuhet në njoftim të KRU “Prishtina”.
Kompania i bënë thirrje qytetarëve që ta respektojnë ligjin dhe ti shmangin kyçjet ilegale, të cilat dëmtojnë sistemin e furnizimit me ujë dhe konsumatorët e rregullt./Telegrafi/
