Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë kontratë për furnizim me pllaka për mullinj, për blloqet A3, A4 dhe A5 të termocentralit Kosova A.
Sipas dokumentit, operatori ekonomik që është shpërblyer me këtë kontratë është “ELSAM” SHPK, sakaq kontrata ka vlerë prej 343 mijë e 179 euro e 40 centë, shkruan IndeksOnline.
Në procedurën e prokurimit, e cila ishte zhvilluar me metodën e hapur dhe kriterin e çmimit më të ulët, është pranuar vetëm një tender.
Furnizimi është paraparë të realizohet në depon e termocentralit Kosova A.
Pllakat e mullinjve në termocentrale shërbejnë për bluarjen e qymyrit, në mënyrë që ai të shndërrohet në grimca të imëta dhe të mund të përdoret në procesin e prodhimit të energjisë elektrike.
Më poshtë detaje:

