KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zbulohen prapaskenat: Xabi Alonso refuzoi ofertën e gjigantit evropian pas largimit nga Real Madridi

Zbulohen prapaskenat: Xabi Alonso refuzoi ofertën e gjigantit evropian pas largimit nga Real Madridi

Kanë kaluar gjashtë javë që kur Xabi Alonso ra dakord me mirëkuptim për t’i dhënë fund periudhës së tij shtatëmujore si trajner i Real Madridit. Pavarësisht një periudhe zhgënjyese në ‘Santiago Bernabeu’, reputacioni i tij mbetet i lartë dhe një rikthim në pankinë mund të ndodhë më shpejt nga sa pritej.

Alonso është një nga emrat më të mëdhenj aktualisht në tregun e trajnerëve, ndaj nuk është befasi që po tërheq interes nga klube të ndryshme.

Klubi i fundit që e ka konsideruar si opsion është Marseille, i cili së fundmi u nda nga trajneri Roberto De Zerbi.

Sipas RMC Sport, Marseille iu afrua Alonsos pasi pranoi dorëheqjen e De Zerbit. Megjithatë, ai e refuzoi ofertën, duke zgjedhur të mos rikthehet në menaxhim me skuadrën e Ligue 1, e cila më pas emëroi Habib Beye si trajner.

Vendimi për t’u larguar nga Real Madridi është ende i freskët për Alonson dhe, duke marrë parasysh ngarkesën dhe presionin që shoqëron një rol të tillë, nuk është surprizë që ai nuk po nxiton të rikthehet në drejtim.

Gjasat më të mëdha janë që ai të presë të paktën deri në verë, veçanërisht duke pasur parasysh mundësitë që mund të hapen.

Liverpooli thuhet se e ka identifikuar si pasues të mundshëm të Arne Slot, në rast se ky i fundit shkarkohet, ndërsa edhe posti te Manchester City mund të lirohet nëse Pep Guardiola vendos t’i japë fund periudhës së tij dhjetëvjeçare në “Etihad Stadium”.

Alonso do të ishte një kandidat i fortë për të dyja pozitat, por mund të shfaqen edhe mundësi të tjera në javët dhe muajt në vijim.

Për momentin, ai po shijon kohën larg futbollit, ndonëse pa dyshim do të mbajë një sy nga ofertat e mundshme që mund t’i paraqiten, me postin te Liverpool që me gjasë mbetet veçanërisht tërheqës për të, duke pasur parasysh lidhjen e tij të fortë me klubin anglez dhe eksperiencën në Ligën Premier./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.