Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë kontrollit të një shtëpie të pabanuar në fshatin Crepule të Zubin Potokut.
Sipas raportit policor, më 16 maj 2026 rreth orës 12:20, gjatë kontrollit në objektin e vjetër janë gjetur një armë AK-47 me një karikator të zbrazët, një pushkë ajrore me municion (diabolla), një armë artizanale, si dhe një fishek i kalibrit të madh (NK-1974).
Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe një helmetë ushtarake, një çantë ushtarake me pajisje për pastrimin e armëve dhe një uniformë ushtarake të kamufluar.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. /Telegrafi/