KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Ku je ministër” Detajet e Prokurorisë për Astrit Haraqinë dhe të dyshuarit e tjerë, si merrej e jepej droga brenda objektit banesor

“Ku je ministër” Detajet e Prokurorisë për Astrit Haraqinë dhe të dyshuarit e tjerë, si merrej e jepej droga brenda objektit banesor

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija dhe pesë të arrestuarve tjerë në aksionin kundër trafikimit të kokainës, Jeton Stanovci, Gëzim Feka, Arjanit Beqiri, Albana Xhemajli-Ramadani dhe Alban Maloku.

Të lartpërmendurit janë arrestuar në aksionin e fundit të Policisë së Kosovës, të koduar si “heshtja”.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për gjashtë të pandehurit.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të dyshuarit Jeton Stanovci,  Gëzim Feka, Arjanit Beqiri, Albana Xhemajli-Ramadani, Alban Maloku dhe Astrit Haraqija, nga një datë e paspecifikuar e deri më datën 14.11.2026 në vazhdimësi, në zona të ndryshme të Prishtinës, si anëtarë të grupit e në bashkëpunim me persona tjerë të paidentifikuar, duke i ndarë rolet në mes vete, me dashje e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasurorë, kanë poseduar, dorëzuar, shitur dhe shpërndarë kokainë.Prokuroria e identifikon Jetonin si kryesues të grupit, pasi që furnizohej me substancën narkotike nga një i dyshuar me inicialin M. (ende në arrati), si dhe nga Astrit Haraqija dhe nga Alban Maloku, ku sipas Prokurorisë, narkotikun e ndanin në sasi të vogla e më pas ato sasi i pranonte Gëzim Feka.

Sipas Prokurorisë, më pas Gëzimi një sasi e mban vetë e një sasi tjetë u jep të dyshuarve Arjanit Beqiri dhe A.K., të cilët më pas e ndanin në sasi të vogla dhe e shpërndanin personat e tjerë duke e shitur në doza të vogla, përmes veturave të marra me qira.

“I pandehuri Jeton Stanovci gjatë kësaj periudhe kohore zhvillon takime të rregullta me M.S., dhe Astrit Haraqinë në objektin banesor në rrugën ‘Korabi’ në Prishtinë, në të njëjtin objekt ku i pandehuri Astrit edhe banon. Aty bëjnë ndarjen e sasive të narkotikut, më tutje rezulton se furnizimin me sasi të narkotikut gjatë periudhës së fundit e realizojnë nga i pandehuri Alban Maloku.

Po ashtu, i pandehuri Jeton ka komunikime të shumta me të pandehurit Gëzim Feka dhe Aijanit Beqiri dhe A.K., rreth koordinimit të aktivitetit të shitjes dhe shpërndarjes së narkotikëve” – thuhet në dosjen e Prokurorisë që ka siguruar KALLXO.com.

Në dosje, Prokuroria sqaron se Astrit Haraqija e kishte nofkën “ministri”, sipas konstatimeve nga masat e fshehta të aplikuara.

“Me datën 12.05.2026 rreth orës 03:25, Gëzimi e njofton dajën (Jeton Stanovcin) se ka pranuar sasinë e substancës narkotike të dorëzuar nga ‘ministri’ dhe e njofton se tash po e dërgon te banesa, kurse me datën e njëjtë paraprakisht në orën 00:36, Gëzimi ishte takuar me ‘ministrin’ afër objektit banesor ‘Lirimi’, ku pas takimit Gëzimi e pyet ‘ku je ministër, qa bone’, kurse ‘ministri’ që më pas ka rezultuar se bëhet fjalë për të pandehurin Astrit Haraqija përgjigjet ‘Hajt’” – thuhet në dosje.

Në një rast tjetër, Prokuroria pretendon se me datën 25.05.2026, rreth orës 21:06, Gëzimi takohet me “ministrin” dhe e furnizon me 1 gram në vlerë prej 30 euro, ndërsa edhe 2 gram të tjera, sipas Prokurorisë, i thotë se do të ia dërgoj më vonë.

Tutje, gjithnjë sipas Prokurorisë, në orën 21:08, Gëzimi e njofton “dajën” se ka qenë te “ministri” dhe ia ka dhënë vetëm 30 euro.Prokuroria pretendon edhe për një rast tjetër, ku sipas dosjes, me datën 03.06.2026 rreth orës 03:39, Gëzimi takohet me “ministrin” nga i cili furnizohet me narkotikë në një qese.“Nga zbatimi i masave të veçanta ku shihet se i pandehuri Jeton Stanovci duke dalë nga objekti banesor në rrugën “Korabi”, në të njëjtin objekt ku banon edhe Astrit Haraqija, e në të cilin objekt Jetoni, M. dhe Astriti takoheshin duke përgatitur substancën narktotike, të cilën e sillte M. dhe aty e ndanin në sasi të vogla, më pas të njëjtën ia jepnin Gëzim Fekës për shitje dhe shpërndarje” – thuhet në pretendimet e Prokurorisë.

Policia gjatë bastisjes së banesës së Astrit Haraqisë, ka gjetur në cilësi të provave materiale të cilat janë sekuestruar përkohësisht: Një pistoletë me karikatorë dhe 6 fishekë; 26×200 euro; 30×100 euro; 1×50 euro; një Iphone ngjyrë e gjelbvërt; dhe një Iphone ngjyrë hiri.Policia ka bërë të ditur se gjatë operacionit janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ndërsa një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Në mesin e provave materiale të sekuestruara janë rreth 1.6 kilogramë kokainë, si dhe sasi të tjera të substancave të dyshuara narkotike, përfshirë marihuanë, një substancë të panjohur dhe tableta të dyshuara të ekstazisë.Po ashtu, Policia ka sekuestruar rreth 16 mijë euro para të gatshme në valuta të ndryshme, përfshirë euro, franga zvicerane, funta britanike, dollarë kanadezë dhe lekë shqiptare.Në mesin e aseteve të sekuestruara janë edhe gjashtë vetura, përfshirë Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe VW Tiguan.Gjatë bastisjeve janë gjetur edhe telefona mobilë, pajisje elektronike e komunikimi, pajisje për vëzhgim, ora luksoze, si dhe stoli të çmuara.Policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri, municion, thika, peshore digjitale dhe pajisje për paketimin e substancave narkotike, si dhe dokumente e shënime të ndryshme që do të trajtohen gjatë hetimeve.Sipas Policisë, vetëm sasia e kokainës së sekuestruar, bazuar në çmimin e shitjes në tregun e rrugës, vlerësohet të ketë vlerë të mundshme prej rreth 111 mijë eurosh.Ndërkaq, “vlera e përgjithshme e vlerësuar e substancave narkotike dhe aseteve të sekuestruara, përfshirë veturat luksoze, orët, stolitë dhe paratë e gatshme”, sipas raportit të rastit, arrin në rreth 301 mijë euro.Me vendim të Prokurorit të Shtetit, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ndërsa hetimet dhe veprimet operative janë duke vazhduar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.