Është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Turqisë, pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë.
Sipas njofimtit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 08:10. Në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Stacioni Policor Jugu, Prishtinë 29.10.2026-08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

