KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

YouTuberi britanik hyri pa leje dhe filmoi në kampin e Njësisë Speciale në Vrellë, IPK-ja nis hetimet për sigurinë e objektit

YouTuberi britanik hyri pa leje dhe filmoi në kampin e Njësisë Speciale në Vrellë, IPK-ja nis hetimet për sigurinë e objektit

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rastin e hyrjes së pretenduar pa leje të një shtetasi britanik në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë të Fushë-Kosovës.

Rasti është bërë publik ditë më parë, pasi YouTuberi britanik Matt Nadin publikoi pamje nga brenda kampit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, ku pretendohet se kishte hyrë pa leje dhe pa u penguar nga ndonjë zyrtar, raporton lajmi.net

Në videon e publikuar në platformën YouTube, ai shihet duke filmuar me telefon hapësira të ndryshme brenda kampit, përfshirë edhe pajisje dhe mjete të konfiskuara nga Policia e Kosovës. Në fund të videos, Nadin shfaq edhe shtegun përmes të cilit pretendohet se ka hyrë në objekt.

 

Skandal: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet

Lidhur me këtë rast, ka reaguar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), i cili, përmes Departamentit të Hetimeve, ka bërë të ditur se pas shqyrtimit të materialit të publikuar në media ka iniciuar hetim preliminar.

Sipas IPK-së, hetimet kanë për qëllim sqarimin e rrethanave të rastit, me fokus të veçantë në përgjegjësitë që lidhen me sigurimin e kampit.

“IPK-ja do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me mandatin dhe kompetencat ligjore”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Rasti ka ngritur pikëpyetje lidhur me masat e sigurisë dhe kontrollin e qasjes në objektet që shfrytëzohen nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës./Lajmi.net/

VIDEO

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.