KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ymeri e sfidon Kurtin: A mund ta mohoni se keni marrë para nga Martin Berishaj?

Ymeri e sfidon Kurtin: A mund ta mohoni se keni marrë para nga Martin Berishaj?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Janina Ymeri i ka drejtuar disa pyetje publike kryeministrit Albin Kurti, lidhur me pretendimet për marrjen e parave nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri e ka pyetur Kurtin nëse mund të mohojë pretendimet për këto para, si dhe për raportet e pretenduara financiare me kompaninë e Vuk Hamoviqit.

“Albin Kurti, a mund ta mohoni që keni marrë para nga Martin Berishaj për fushatë të Vetëvendosjes?”, ka shkruar Ymeri.

Ajo ka ngritur pikëpyetje edhe lidhur me transaksionet tregtare të energjisë elektrike me kompaninë e Vuk Hamoviqit.

“Me transaksione tregtare të rrymës me kompaninë e Vuk Hamoviqit, a mund ta demantoni që jeni në borxh të Vukut dhe shokëve të tij?”, ka pyetur më tej deputetja.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.