KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Toyota vjen me një kamionçinë të vogël – me shpejtësi shumë të kufizuar dhe që nuk lejohet të qarkullojë në autostrada

Toyota vjen me një kamionçinë të vogël – me shpejtësi shumë të kufizuar dhe që nuk lejohet të qarkullojë në autostrada

Toyota po rikthen markën Scion me një kamionçinë të vogël, të quajtur Kei-01, i cili pritet të hyjë në prodhim në vitin 2027 në Indiana të SHBA-së.

Automjeti është i pajisur me motor trecilindërsh 660 kubikë, transmision CVT dhe sistem të tërheqjes në të katër rrotat.

Me gjatësi rreth 3.35 metra, kjo kamionçinë ka kapacitet bartës prej 272 kilogramësh dhe një hapësirë ngarkese që mund të shndërrohet në platformë të sheshtë.

Por, pavarësisht pamjes praktike, Kei-01 ka një kufizim të madh: shpejtësia maksimale është vetëm 40 kilometra në orë, ndaj nuk lejohet të qarkullojë në autostrada.

Automjeti do të ketë timon në anën e djathtë dhe fillimisht do të ofrohet vetëm për kompani, institucione, fermerë dhe përdorues të tjerë të flotave të automjeteve.

Toyota planifikon një prodhim në sasi të kufizuara, ndërsa rikthimi i Scionit shoqërohet edhe me dy koncepte të tjera automjetesh, SxS dhe BKE. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.