KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ylli i Tottenhamit fut në ‘luftë’ Barcelonën dhe Real Madridin për transferimin e tij

Ylli i Tottenhamit fut në ‘luftë’ Barcelonën dhe Real Madridin për transferimin e tij

Paraqitjet e Pedro Porros në krahun e djathtë kanë bërë që ai të jetë një nga emrat më të përfolur në tregun evropian të transferimeve. Në moshën 27-vjeçare, mbrojtësi spanjoll ka konfirmuar vlerat e tij në nivel ndërkombëtar, duke fituar trofe me Spanjën dhe admirimin e tifozëve të Tottenhamit.

Njëkohësisht, paraqitjet e tij kanë zgjuar interesimin e Barcelonës dhe Real Madridit.

Te Barcelona, trajneri Hansi Flick është detyruar ta përshtatë Eric Garcian në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ndërsa te Real Madridi as Trent Alexander-Arnold dhe as Denzel Dumfries nuk kanë arritur të përshtaten plotësisht. Për këtë arsye, Federico Valverde është angazhuar në atë rol.

Megjithatë, sipas mediumit spanjoll SPORT, transferimi i Porros nuk do të jetë aspak i lehtë. Mbrojtësi ka rinovuar kontratën me Tottenhamin deri në vitin 2031, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër, çka ia vështirëson punën klubeve të interesuara.

Rikthimi i tij në fushë këtë fundjavë, në fitoren 2-0 ndaj Chelseat në ‘Stamford Bridge’ është një lajm i mirë për Tottenhamin, i cili po përpiqet ta lërë pas një fillim të vështirë të sezonit. Ky rikthim është gjithashtu një lajm pozitiv për përzgjedhësin e Spanjës, Luis De la Fuente.

Spanja e pret një periudhë e rëndësishme me ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Çekisë në Pragë dhe Anglisë në stadiumin ‘Metropolitano’. Rikthimi i Porros i ofron më shumë alternativa De La Fuentes, sidomos pas tërheqjes së Marcos Llorentes nga kombëtarja dhe problemeve fizike të lojtarëve si Eric Garcia dhe Xavi Espart.

Porro ka fituar edhe më shumë rëndësi në planet e përzgjedhësit spanjoll pas paraqitjeve të tij në Kupën e Botës, ku spikati me golin ndaj Francës në gjysmëfinale dhe bashkëpunimin e mirë me Lamine Yamal.

Interesimi i Barcelonës dhe Real Madridit dëshmon se mbrojtësi i Tottenhamit është një emër i vlerësuar në futbollin evropian, por kontrata e tij afatgjatë në Londër mund ta bëjë një transferim të mundshëm mjaft të komplikuar./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.