Pedro Neto beson se Portugalia ka cilësinë e nevojshme për ta fituar Kupën e Botës 2026, teksa ka bërë thirrje që skuadra dhe tifozët të besojnë te ëndrra e madhe.
Sulmuesi i Chelseat foli me optimizëm pas dy fitoreve në ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Nigerisë, duke theksuar se ekipi po përgatitet me besim të plotë për turneun.
“Po largohemi me ndjenja të mira, me dy fitore në dy ndeshje. Kjo ishte ajo që dëshironim – të punonim në proces dhe të përmirësonim gjërat që duhej të përmirësonim”.
“Jemi të fokusuar që ta bëjmë realitet këtë ëndërr”.
Anësori portugez nuk e fshehu objektivin e kombëtares së tij për Botërorin.
“Objektivi është të fitojmë. Duhet të ecim ndeshje pas ndeshjeje, por ëndrra ekziston dhe ky është mentaliteti ynë.
“Mendoj se duhet ta pranojmë atë ëndërr. Populli portugez e di cilësinë që kemi në këtë ekip.
“Duhet të besojmë, të shkojmë ndeshje pas ndeshjeje, të bëjmë punën tonë dhe të arrijmë deri në fund”, shtoi ai.
Portugalia është shortuar në një grup me Republikën Demokratike të Kongos, Uzbekistanin dhe Kolumbinë, ndërsa ndeshjen e parë në Kupën e Botës do ta zhvillojë më 17 qershor.
Me një skuadër të mbushur me yje dhe pritshmëri të mëdha, portugezët synojnë të fitojnë për herë të parë trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror./Telegrafi/
