KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kualifikimet për Botërorin e vitit 2027: Italia triumfon ndaj Turqisë, rrit gjasat për plasman në Mundobasket

Kualifikimet për Botërorin e vitit 2027: Italia triumfon ndaj Turqisë, rrit gjasat për plasman në Mundobasket

Italia ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në kualifikimet për Kampionatin Botëror. Skuadra e drejtuar nga Luca Banchi në ndeshjen e zhvilluar në Romë ka mposhtur Turqinë me rezultat 86:72.

Turqia tashmë e kishte siguruar matematikisht kualifikimin në Kampionatin Botëror, prandaj në këtë ndeshje u paraqit me formacion paksa të ndryshuar.

Italianët zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer, duke kontrolluar rezultatin nga fillimi deri në fund të takimit.

Më efikasët te Italia ishin Niko Menion dhe Momo Diuf me nga 17 pikë. Renditja në grupin J pas nëntë xhirove: 1: Turqia – 8 fitore, 1 humbje 2: Italia – 6 fitore, 3 humbje 3:Serbia – 6 fitore, 3 humbje 4:Lituania – 5 fitore, 4 humbje 5: Islanda – 4 fitore, 5 humbje 6: Bosnja dhe Hercegovina – 3 fitore, 6 humbje.

Tre përfaqësueset e para të grupit sigurojnë kualifikimin në Kampionatin Botëror të basketbollit

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.