KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ylli i Interit i hapur për t’u bashkuar me Barcelonën në verë

Ylli i Interit i hapur për t’u bashkuar me Barcelonën në verë

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni thuhet se është i gatshëm për të kompletuar një transferim te Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës 2026.

Sipas mediumit Diario AS, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është në dijeni se mbrojtësi i Interit, Bastoni, do të jetë i gatshëm të kalojë në Camp Nou në verë nëse ata e ndjekin seriozisht.

Gjigantët katalanas do të kërkojnë një qendërmbrojtës të klasit të lartë që luan me këmbën e majtë këtë verë, me Bastonin, Josko Gvardiol të Manchester Cityt dhe Nico Schlotterbeck të Borussia Dortmundit në krye të listës së tyre të dëshirave.

Bastoni së fundmi i dha fund thashethemeve që e lidhnin atë me një transferim në Camp Nou, duke deklaruar se ishte i lumtur në Inter.

Edhe pse çdo lojtar do të jetë i vështirë për t’u rezistuar përpjekjeve për t’u transferuar te Barça, problemet financiare të gjigantëve katalanas po dëshmohen të jenë një pengesë e madhe në arritjen e një marrëveshjeje për Bastonin, i cili do të kushtojë rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.