KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ylli i Barcelonës ndez debat të ri – kritikon Arbeloan për përleshjen mes Valverdes dhe Tchouamenit

Ylli i Barcelonës ndez debat të ri – kritikon Arbeloan për përleshjen mes Valverdes dhe Tchouamenit

Ylli i Barcelonës, Gavi, ka ndezur një debat të ri mes dy klubeve më të mëdha të Spanjës, pasi vuri në pikëpyetje mënyrën se si Real Madridi e menaxhoi një përplasje fizike mes Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde.

Reprezentuesi i Spanjës sugjeroi se “Los Blancos” nuk e respektuan disiplinën e duhur, duke i lejuar lojtarët të aktivizoheshin menjëherë pas incidentit.

Në një intervistë për Mundo Deportivo, mesfushori i Barcelonës, Gavi, nuk u përmbajt kur u pyet për tensionet e fundit të brendshme në “Bernabeu”.

Raportimet folën për një konfrontim të ashpër mes Tchouamenit dhe Valverdes, i cili dyshohet se u përshkallëzua në përplasje fizike gjatë dy ditëve dhe rezultoi që Valverde të kishte nevojë për trajtim spitalor, ku iu vendosën qepje.

Gavi sugjeroi se trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, duhej të kishte mbajtur një qëndrim më të ashpër.

I riu spanjoll beson se natyra konkurruese e një dhome zhveshjeje të nivelit të lartë nuk është justifikim për dhunë fizike dhe se vendimi i klubit për t’i aktivizuar të përfshirët pak kohë më pas ishte i tepruar, duke iu referuar pjesëmarrjes së Tchouamenit kundër Barcelonës më 10 maj, në humbjen 2-0 që e kurorëzoi zyrtarisht skuadrën katalanase kampione të La Ligës.

“Jam nga ata që mendojnë se gjithmonë do të ketë përplasje me shokët e skuadrës në stërvitje në këtë periudhë të sezonit, sepse kështu është, është konkurrencë dhe kjo është në rregull deri në një pikë, padyshim”, tha Gavi.

“Por në fund, nëse shkon deri te grushtet, atëherë trajneri nuk duhet ta aktivizojë. Nëse është e vërtetë që kanë ardhur në grushte, për mua ai gaboi që e grumbulloi Tchouamenin dhe e futi në lojë. Por as unë nuk e di të vërtetën e asaj që ka ndodhur”, përfundoi ai./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.