KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Xhuli do të lindë binjakët në Zvicër, ndan detaje me ndjekësit nga spitali

Xhuli do të lindë binjakët në Zvicër, ndan detaje me ndjekësit nga spitali

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, ka udhëtuar drejt Zvicrës, ku aktualisht ndodhet në spital, në pritje të momentit të veçantë të lindjes së binjakëve të saj.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa video nga ambientet e spitalit, duke bërë të ditur se dëshiron që lindja të realizohet në Zvicër, vend në të cilin jeton prej rreth tre vjetësh tashmë.

Gjatë qëndrimit në spital, Xhuli nuk ka hezituar të komunikojë me ndjekësit e saj. Ajo ka hapur një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, ku ka treguar më shumë detaje rreth shtatzënisë dhe përgatitjeve për ardhjen në jetë të binjakëve.

Foto: Xhuli Nura / Instagram

Mes pyetjeve të shumta, ajo ka konfirmuar se dëshiron që fëmijët e saj të lindin në Zvicër.

Shtatzënia e Xhulit ka qenë e komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, veçanërisht pasi ajo ka bërë të ditur se e ka realizuar përmes procedurës IVF dhe me ndihmën e një donatori të huaj.

roar-assets-auto.rbl.ms

Gjatë gjithë këtij rrugëtimi, Xhuli ka qenë e hapur me ndjekësit e saj dhe ka vendosur t’i përfshijë ata në faza të ndryshme të shtatzënisë, duke ndarë momente personale, përjetime dhe përgatitjet për ardhjen e binjakëve.

Madje, për ta dokumentuar këtë periudhë të rëndësishme të jetës së saj, ajo ka krijuar edhe një mini-dokumentar në seri, të titulluar “Eagle Queen”, përmes të cilit po sjell para publikut një pjesë të rrugëtimit të saj drejt mëmësisë.

roar-assets-auto.rbl.ms

roar-assets-auto.rbl.ms

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.