KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“Mos bëni operacione estetike për t’i pëlqyer partnerit” – mesazhi i kirurges plastike Violeta Zatriqi

“Mos bëni operacione estetike për t’i pëlqyer partnerit” – mesazhi i kirurges plastike Violeta Zatriqi

Vendimi për një ndërhyrje estetike duhet të jetë personal dhe i menduar mirë, jo rezultat i presionit nga partneri, shoqëria apo standardet e bukurisë që promovohen në rrjetet sociale.

Ky është një nga mesazhet që kirurgia plastike, Violeta Zatriqi dha në episodin e 97-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”.

Gjatë podcastit Zatriqi tregoi se në praktikën e saj ka hasur paciente që kanë kërkuar ndërhyrje estetike në periudha të vështira emocionale ose për shkak të pakënaqësive të shprehura nga partnerët.

Ajo shpjegoi se në raste të tilla biseda me pacienten është veçanërisht e rëndësishme, pasi ndryshimi i pamjes fizike nuk është domosdoshmërisht zgjidhje për problemet në marrëdhënie.

Sipas saj, ka pasur raste kur pacientet kanë ndryshuar mendim pas konsultimit.

Kirurgia theksoi se ndërhyrja duhet të bëhet sepse e dëshiron vetë personi, jo sepse e kërkon bashkëshorti apo sepse një procedurë të ngjashme e ka bërë dikush tjetër.

Operacionet estetike sipas saj kërkojnë kohë rikuperimi dhe mund të shoqërohen me komplikacione.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

– YouTube www.youtube.com

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.