KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Kreu i tabelës në Superligën e Kosovës në basketboll mbetet i pandryshuar edhe pas javës së pestë, me Bashkimin që vazhdon të udhëheqë.

Skuadra prizrenase ka grumbulluar nëntë pikë nga pesë ndeshje, me bilanc prej katër fitoreve dhe një humbjeje, duke ruajtur pozitën e parë, raporton Klankosova.tv

Në vendin e dytë është ngjitur kampioni në fuqi, Trepça, e cila ka tri fitore dhe dy humbje, me tetë pikë të grumbulluara.

Me pikë të njëjta, por me kosh-diferencë më të dobët, renditet Bora në pozitën e tretë, transmeton Klankosova.tv

Ylli i Suharekës mban vendin e katërt, po ashtu me tetë pikë, ndërsa Sigal Prishtina renditet e pesta me shtatë pikë.

Rënien më të dukshme në pjesën e sipërme të tabelës e ka pësuar Peja. Pas pozitës së katërt në javën paraprake, pejanët tani gjenden në vendin e gjashtë, me dy fitore dhe tri humbje.

Në dy pozitat e fundit janë Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi, të cilat kanë nga gjashtë pikë, me nga një fitore në pesë ndeshje./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.