KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e ka uruar Albin Kurtin për mandatin e ri si kryeministër i Kosovës, duke shprehur besimin se marrëdhëniet dhe partneriteti mes dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen.

Në letrën e urimit, Jansha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe përkushtimin e vendit të tij për të mbështetur Kosovën në procesin e integrimit evropian.

“Dua gjithashtu të shfrytëzoj këtë mundësi për të shprehur besimin e palëkundur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të forcohen, në dobi të qytetarëve tanë”, thuhet në letrën e kryeministrit slloven transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri slloven i uroi Kurtit sukses në detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ai theksoi se Sllovenia u kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me shtetet e Evropës Juglindore dhe përparimit të tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sllovenia i kushton rëndësi të posaçme marrëdhënieve të saj me shtetet e Evropës Juglindore dhe përparimit të tyre në rrugën drejt integrimit evropian. Ju lutem, jini të sigurt se Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e plotë të vendit tonë dhe në ndihmën tonë në këtë fushë”, thuhet më tej në letrën e Janshës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.