KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Xhavit Haliti kërkon besimin e qytetarëve: Vota juaj, nderi i jetës sime

Xhavit Haliti kërkon besimin e qytetarëve: Vota juaj, nderi i jetës sime

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, u është drejtuar qytetarëve dhe anëtarëve të PDK-së në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke kërkuar mbështetjen e tyre në garën për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Në mesazhin e tij publik, Haliti shprehet se edhe këtë herë ka “nderin të jetë në garën zgjedhore nga PDK-ja”, ndërsa thekson se besimi i qytetarëve për të është “nderi i jetës”.

Ai deklaron se ka hyrë në këtë garë “me kërkesën e shumë miqve, shokëve dhe bashkëveprimtarëve në Kosovë dhe në mërgatë”, me qëllim që të vazhdojë t’i shërbejë vendit sikurse dje në kohë lufte, edhe sot në kohë paqeje.

Haliti vlerëson se fitorja e PDK-së do të ishte fitore e Kosovës, duke përmendur edhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.

Sipas tij, me një qeveri të PDK-së marrin fund kriza, korrupsioni, bllokadat institucionale e politike, përçarjet, ndasitë në shoqëri, si dhe helmi politik.

Në fund të mesazhit, ai u bën thirrje qytetarëve të votojnë PDK-në dhe kandidaturën e tij: “Voto PDK 125, voto numrin 14!”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.