KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Xavi Hernandez zbulon prapaskenat: Tentova rikthimin e Leo Messit dhe Neymarit, Laporta fajtor

Xavi Hernandez zbulon prapaskenat: Tentova rikthimin e Leo Messit dhe Neymarit, Laporta fajtor

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka treguar se pse dështoi rikthimi i Lionel Messit në “Camp Nou”, duke thënë se gjithçka ishte gati, por marrëveshja u ndal në fund nga presidenti Joan Laporta.

Duke folur në kanalin e Romarios në YouTube, Xavi u shpreh se gjatë kohës sa ishte në krye të Barcelonës kishte tentuar të rikthente disa ish-lojtarë të klubit, përfshirë edhe Neymar.

“Si trajner i Barcelonës, e riktheva Dani Alves dhe u përpoqa të sillja edhe Neymarin, Pedron dhe Messin. Pedro dhe Neymar nuk mund të transferoheshin për shkak të gjendjes ekonomike”.

Sa i përket Messit, ai zbuloi se bisedimet kishin zgjatur për muaj të tërë dhe se plani ishte drejt finalizimit, por më pas u bllokua.

“Për Messin, presidenti (Joan Laporta) nuk e donte rikthimin e tij. U përpoqëm ta transferonim në vitin 2023. Folëm për pesë muaj dhe gjithçka ishte gati, por në fund presidenti tha jo”, shtoi ai.

Xavi foli edhe për raportin e tij me Messin, duke treguar një episod nga koha kur luanin së bashku te Barcelona.

“Ndonjëherë Messi mërzitej me mua nëse ia jepja topin lojtarëve të tjerë… ‘Hej, hej! Çfarë po bën? Ma jep mua topin!’”.

Megjithatë, ai theksoi se marrëdhënia mes tyre mbetet e fortë, e ndërtuar mbi besim dhe vite të tëra bashkë në klub.

Barcelona më pas u nda me Xavin, duke emëruar Hansi Flick si trajner të ri./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.