KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Wirtz thyen heshtjen pas kritikave të shumta, përgjigjja e tij tërheq vëmendjen

Wirtz thyen heshtjen pas kritikave të shumta, përgjigjja e tij tërheq vëmendjen

Mesfushori gjerman i Liverpoolit, Florian Wirtz, ka reaguar ndaj kritikave dhe diskutimeve të shumta rreth paraqitjeve të tij, pas një tjetër performance pozitive në fitoren 2-0 ndaj Brightonit.

Wirtz, i cili ishte përballur me kritika në pjesën e parë të sezonit për paraqitjet e tij, duket se ka filluar të gjejë formën e dëshiruar te Liverpooli, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në rezultatet e fundit të skuadrës.

Futbollisti gjerman ka regjistruar tri asistime dhe një gol në katër paraqitjet e fundit, statistika që dëshmojnë përmirësimin e tij dhe ndikimin gjithnjë e më të madh në repartin ofensiv të skuadrës angleze.

Pavarësisht vëmendjes së madhe mediatike dhe komenteve rreth paraqitjeve të tij, Wirtz ka theksuar se nuk shqetësohet nga opinionet e jashtme dhe se përqendrimi i tij mbetet vetëm te futbolli.

“Ndoshta jam thjesht një djalë interesant. Unë vetëm luaj futbollin tim. Nëse njerëzit duan të flasin për mua apo të më gjykojnë, kjo është puna e tyre. Unë nuk përqendrohem te këto gjëra”, deklaroi Wirtz.

“Unë thjesht dua të luaj futboll dhe nuk mund të bëj më shumë se kaq”, shtoi reprezentuesi gjerman.

Me paraqitjet e fundit, Wirtz po synon të lërë pas periudhën e vështirë të fillimit të sezonit dhe të dëshmojë cilësitë e tij te Liverpooli, ndërsa forma e tij në rritje përbën një sinjal pozitiv për skuadrën në vazhdim të sezonit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.