KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

CRTA: Dita e zgjedhjeve në Serbi u shoqërua me presione dhe parregullsi

CRTA: Dita e zgjedhjeve në Serbi u shoqërua me presione dhe parregullsi

Dita e zgjedhjeve parlamentare në Serbi u shoqërua me presione ndaj votuesve, pengesa në punën e komisioneve zgjedhore dhe parregullsi të shumta, njoftoi misioni vëzhgues CRTA.

Sipas kësaj organizate, fotografimi i fletëvotimeve është regjistruar në 48 për qind të vendvotimeve, ndërsa në 30 për qind janë evidentuar mangësi në përdorimin e llambave UV për kontrollin e votuesve. Në tetë për qind të vendvotimeve është vërejtur votim pa dokumente të vlefshme identifikimi.

Rastet më të shumta të fotografimit të fletëvotimeve janë regjistruar në Beograd, në 79 për qind të vendvotimeve, dhe në Vojvodinë, në 58 për qind.

Drejtori i programeve të CRTA-s, Rasha Nedeljkov, deklaroi se deri në orën 19:00 kishin votuar 67,8 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, apo 12,3 pikë përqindjeje më shumë se në të njëjtën periudhë të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2023.

Ai kishte parashikuar që pjesëmarrja të rritej edhe për tre deri në katër pikë përqindjeje gjatë orës së fundit të votimit./RTK

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.