KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Vuçiq shpërndan mijëra euro në prag fushatash – Kadriu: Blerjes së paqes sociale po i vjen fundi (VIDEO)

Vuçiq shpërndan mijëra euro në prag fushatash – Kadriu: Blerjes së paqes sociale po i vjen fundi (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Kushtrim Kadriu, ka deklaruar në emisionin Rubikon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka arritur të krijojë mirëqenie të qëndrueshme sociale, por, sipas tij, e ka mbajtur atë përmes ndihmave financiare të përkohshme.

Kadriu ka thënë në Rubikon, se shpërndarja e parave, rritja e pensioneve dhe shtesat për fëmijë e për lindje kanë shërbyer atij, për të ruajtur qetësinë sociale në Serbi.

Megjithatë, sipas Kadriut, kjo strategji po e humb efektin, pasi rritja e çmimeve dhe kostoja e lartë e jetesës po e rëndojnë gjithnjë e më shumë gjendjen ekonomike të qytetarëve.

“Aleksandar Vuçiq nuk ka arritur të krijojë mirëqenie sociale. Ai vazhdimisht bënte shpërndarje të parave të cilat janë shumë të vogla nga shitja e ndërmarrjeve publike, pastaj nga ndihmat direkte, pensionet dhe rritja e madhe, me krahasu me regjion, të shtesave për fëmijë dhe për lindje. Në këtë aspekt ai e ka blerë paqen sociale, por kësaj paqeje sociale në Serbi tanimë me gjasë ka filluar i vije fundi, për shkak se çmimet e tregut, blerjes, konsumit ditor janë shumë më të mëdha sesa në Kosovë dhe vendet tjera të rajonit. Në këtë rast ajo mirëqenia ka filluar tia përkeqësoj gjendjen politike dhe ta rrish pakënaqësinë qytetare", tha Kadriu.

Sipas Kadriut, pakënaqësia qytetare po rritet, ndërsa kjo gjendje po reflektohet edhe te shqiptarët e Kosovës Lindore që jetojnë në Serbi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.