Me automjet ,,gjurmues” sanksionohet shoferi i cili ka drejtuar me shpejtësi prej 178 km/h jashtë vendbanimit ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, automjeti është konfiskuar
MPB Maqedoni njofton se dje (19.04.2026) në orën 18:50, në rrugën Gostivar – Tetovë, nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështjet e Komunikacionit me ndihmën e automjetit special “gjurmues” të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është matur shpejtësia e lëvizjes së një automjeti udhëtarësh “Mercedes” me targa të Gostivarit prej 178 kilometrash në orë, jashtë vendbanimit, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.
“Automjeti është konfiskuar, ndërsa shoferi K.I. (44) nga Gostivari do të përballet me sanksionet e parapara me ligj, në përputhje me dispozitat e nenit 297-a dhe 300-b të Kodit Penal”.
“Kontrollet në komunikacion me automjetet speciale “gjurmues” do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në të gjithë territorin e shtetit, me qëllim sanksionimin e kundërvajtësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion”, thonë nga MPB.
“Drejtimi i automjeteve me shpejtësi më të madhe nga e përshkruara është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, të cilat shpesh përfundojnë me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.
LEXO:
- Granit Xhaka zbulon arsyen pse nuk e la Manzambin ta godasë penalltinë për het-trik
- Bekim Haxhiu kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së, dorëzon ankesë në PZAP
- Israel releases footage of attacks in Lebanon
- Shpenzimet e mbrojtjes në 2025, NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto
- Mërgim Pefqeli drejt largimit nga Dukagjini, ka oferta nga Kosova dhe Shqipëria
- Dyshime të forta për shkakun e vdekjes së aktores turke Ece Irtem
- Fjalët e para të Vedat Muriqit pasi u zyrtarizua si lojtar i ri i Fenerbahces
- Filkov: Në partneritet me OKB-në, jemi të orientuar drejt modernizimit të gjyqësorit
