KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Pse një ministër gjerman bën thirrje për qetësi lidhur me raportimet për “armë bërthamore ruse në hapësirë”?

Pse një ministër gjerman bën thirrje për qetësi lidhur me raportimet për “armë bërthamore ruse në hapësirë”?

Më herët gjatë ditës së sotme, në mediat gjermane u shfaqën raportime se Rusia mund të jetë duke planifikuar dërgimin në hapësirë të një sateliti të pajisur me armë bërthamore.

Sipas transmetuesve NDR dhe WDR, si dhe gazetës “Sueddeutsche Zeitung”, shërbimi i inteligjencës dhe forcat e armatosura gjermane kanë diskutuar për një satelit rus, i cili besohet se mund të lëshohet brenda 60 ditëve.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë: “Aty ka aq shumë pretendime të ‘supozuara’ dhe ‘të mundshme’, që i atribuohen kush e di kujt, saqë me siguri nuk ia vlen të merren seriozisht”.

Dhe Boris Pistorius, ministri gjerman i Mbrojtjes, u përgjigj duke thënë: “Para së gjithash, le të ruajmë qetësinë”.

“Ka raportime – kjo është e vërtetë – por nuk është e qartë se për çfarë lloj armësh bëhet fjalë; ndërsa efekti që ato mund të kenë, varet nga vendi ku do të vendosen”, shtoi ai.

“Prandaj, është ende herët për të spekuluar publikisht për këtë çështje. Ne po konsultohemi brenda institucioneve tona dhe po marrim masat e nevojshme”.

Ndonëse mund të duket si skenar nga një vepër fantastiko-shkencore, dërgimi i armëve të tilla në hapësirë do të përbënte shkelje të Traktatit për Hapësirën e Jashtme të vitit 1967 – marrëveshje kjo që është nënshkruar edhe nga Moska – si dhe të Traktatit të vitit 1963 për Ndalimin e Pjesëshëm të Testeve Bërthamore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.