Dy shoferë janë ndaluar nga policia për drejtim të automjeteve në drejtim të kundërt në autostradën Gostivar-Tetovë, njoftoi SPB Tetovë. Rasti i parë u regjistrua dje rreth orës 11:30 të mëngjesit.
“Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor në Tetovë e privuan nga liria V.M. (30) nga fsh. Bogovinë, për shkak se me automjetin transportues ‘Mercedes” me targa të Tetovës, ka lëvizur në drejtim të kundërt nga drejtimi i lejuar i lëvizjes”, njoftuan nga SPB Tetovë.
Një orë më vonë, në orën 12:30, në rrugën Gostivar–Tetovë, te pikëpagesa rrugore e Tetovës, nëpunës policorë e privuan nga liria edhe M.D. (55) nga fsh. Falish, për shkak se me automjetin transportues ,,Folksvagen” me targa të Tetovës, ka lëvizur në drejtim të kundërt nga drejtimi i lejuar i lëvizjes.
Të dy janë shoqëruar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime
LEXO:
- Meghan Markle mund të rikthehet në aktrim me një rol në “The Gentlemen”
- Alarm te Juventusi, ylli i ekipit pëson lëndim dhe mund të mungojë gjatë
- “Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj
- Ndryshon përkufizimi i insuficiencës së zemrës: Edhe kur zemra pompon “normalisht”, problemi mund të ekzistojë
- Meloni përballet me “efektin boomerang” të politikës së migracionit
- Babai i Tom Holland zbulon dhuratën e pazakontë të dasmës që i bëri të birit dhe Zendayas
- Kush po përmendet për president të Kosovës?
- Oqeanet arrijnë temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë gjatë gushtit
