KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Von der Leyen: Një Evropë e fortë do të thotë NATO e fortë

Von der Leyen: Një Evropë e fortë do të thotë NATO e fortë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, konfirmoi planet e Evropës për të rritur shpenzimet për mbrojtjen, duke theksuar se kjo gjithashtu do të forconte shtyllën evropiane brenda NATO-s.

“Evropa duhet të bëhet më e pavarur, duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen e saj. Një Evropë e fortë do të thotë gjithashtu një NATO e fortë”, tha ajo gjatë një konference të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul, në Mynih.

Duke iu përgjigjur kritikave të presidentit amerikan Donald Trump ndaj aleatëve evropianë për mosndarjen e barrës financiare të NATO-s, von der Leyen theksoi se shtetet anëtare të BE-së kanë filluar të rrisin ndjeshëm investimet dhe shpenzimet për mbrojtje.

“Vitin e kaluar, bëmë më shumë për mbrojtjen në Evropë se sa në dhjetë vitet e mëparshme”, tha ajo.

“Në buxhetin e fundit shtatëvjeçar, 8 miliardë euro u alokuan për mbrojtjen. Vitin e kaluar mobilizuam 800 miliardë euro për mbrojtjen evropiane, në mënyrë që të mbyllim boshllëqet që kemi”, shtoi von der Leyen.

Ajo tha se programi SAFE do të jetë kyç për të mbështetur projektet e përbashkëta të industrisë së mbrojtjes mes shteteve anëtare të BE-së dhe partnerëve.

Von der Leyen, Rutte dhe Wadephul më pas morën pjesë në “Forumin Transatlantik” të organizuar nga Kryeministri i Bavarisë dhe udhëheqësi i partisë Unioni Social Kristian (CSU), Markus Soeder.

Liderët u mblodhën në qytetin juglindor gjerman për të marrë pjesë në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih, një takim i profilit të lartë i liderëve botërorë, ministrave të mbrojtjes dhe ekspertëve të sigurisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.